Rreth meje

Shpesh herë e gjeja veten duke bërë dekoret për mikesha të miat, apo festa të ndryshme familjare dhe e kuptova që kjo gjë më pelqen me të vërtetë. Me pëlqente të isha pjesë e gëzimit të të tjerëve, edhe akoma më shume, të jepja kontributin tim në gëzimin e tyre.

Më pëlqente përpjekja për të gjetur zgjidhje me mjete rrethanore, për realizimin e dekorit. Më pelqente presioni që vinte kur afronte ora kur dekori duhet të ishte gati dhe dëgjohej fraza: “Ja dolëm”.

Më pëlqente që ishim një grup kaq i përkushtuar ndërsa dekoronim, e
kënaqeshim me gëzimin e të tjerëve kur shikonin realizimin tonë.
Madje më pëlqente edhe se si puna e disa orëve për të dekoruar,
shkatërrohej brenda pak minutave kur plasnim tollombacet pas festës.

Pse Dandelion?

Ata që më njohin, e dinë që kam një dashuri të madhe për lulet. Doja që, nëse një ditë do e konkretizoja këtë deshirë që kisha, të kishte një emër luleje.

E di, Dandelion (apo si e quajmë ne në shqip: lule radhiqe) nuk është lulja më e bukur, por ajo ka një veçanti tjetër, na kujton femijërinë.
Kur ishim të vegjël, na pëlqente kur fluturonim farat e dandelion edhe si fëmijë shprehim dëshira, duke menduar se ndërsa fletëzat fluturonin lart, do i përcillnin Zotit dëshirat tona. Ndërsa rritemi e dimë se Zoti nuk ka nevojë për Dandelionin që të na dëgjojë zërin, por ti mbase ke nevojë për Dandelionin që ne të të dëgjojmë ty.

“Na trego se çfarë dëshiron të bëjmë ne festën tënde, e ne do e realizojmë me shumë gëzim.”

Shpreh një deshirë!

Dekoro ëndrrën tënde!

Shpreh një deshirë!
Na trego se çfarë dëshiron të bëjmë për festën tënde, e ne do e realizojmë me shumë gëzim.